Policia e Durrësit ka arrestuar një 46-vjeçar në lidhje me ngjarjen kriminale të ndodhur më datë 3 gusht në autostradën “Durrës-Tiranë”.
Blutë e Durrësit kanë zbardhur ngjarjen kriminale ku u qëllua me armë zjarri ndaj shtetasit E. D. Në autostradën Durrës-Tiranë. I arrestuari është shtetasi A.D., kushëriri i autorit të ngjarjes, dhe akuzohet se ishte shofer i automjetit në momentin që ndodhi ngjarja.
Njoftimi i Polisië së Shtetit:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda, në vijim të veprimeve hetimore dhe operacionale të kryera në lidhje me ngjarjen e datës 03.08.2025, në autostradën “Durrës-Tiranë”, ku u qëllua me armë zjarri, në drejtim të automjetit me të cilin lëvizte shtetasi L. Sh., ndaluan shtetasin A. D., 46 vjeç, banues në fshatin Xhafzotaj (kushëri i të shpallurit në kërkim), pasi dyshohet se drejtonte automjetin nga ku qëlloi me armë zjarri, shtetasi E. D. Punohet intensivisht për dokumentimin e përgjegjësisë penale të shtetasit A. D., si dhe për kapjen e shtetasit E. D, i shpallur në kërkim.