Ballina Lifestyle Sharon Osbourne zbulon fjalët prekëse të Ozzyt para se të vdiste

Sharon Osbourne zbulon fjalët prekëse të Ozzyt para se të vdiste

35
0

Sharon Osbourne ka zbuluar një mesazh prekës me 10 fjalë që Ozzy Osbourne tha pas koncertit të tij lamtumirës në Birmingham muajin e kaluar.

Këngëtari i grupit “Black Sabbath” ndërroi jetë në korrik në moshën 76-vjeçare në pronën e tij në Britani, pasi kishte jetuar me sëmundjen e Parkinsonit prej disa vitesh.

Ozzy performoi në qytetin e tij të lindjes, Birmingham, së bashku me “Black Sabbath” vetëm 17 ditë para vdekjes, në koncertin lamtumirës të titulluar ‘Back to the Beginning’.

Gjatë performancës përpara një audience prej mbi 40,000 fansash, Ozzy tha: “Nuk e dini se si ndihem – faleminderit nga zemra”.

Këngëtari nga Birmingham ngriti një shumë marramendëse prej 190 milionë dollarësh për bamirësi nga ky koncert, me fitimet e ndara në mënyrë të barabartë mes Spitalit të Fëmijëve në Birmingham, Cure Parkinson’s dhe Acorns Children’s Hospice.

Sharon foli me Pollstar para vdekjes së Ozzy-t dhe ndau reagimin emocionues që “Princi i Errësirës” pati pasi doli në skenë në një koncert të shitur në Villa Park.

“Ai u kthye dhe më tha atë natë: ‘Nuk kisha idenë që kaq shumë njerëz më donin’”, kujtoi Sharon. “Ozzy gjithmonë ka qenë në botën e tij”.