Ballina Aktualitet Shembet me tritol një objekt tre katësh pa leje, iu vendos 32...

Shembet me tritol një objekt tre katësh pa leje, iu vendos 32 kg lëndë plasëse në Vlorë

44
0

Ky është momenti i shpërthimit të një objekti trekatësh në zonën e Radhimës.

Prej më shumë se 4 javësh, në mbarë vendin ka nisur aksioni për objektet e ndërtuara në kundërshtim me ligjin.

IKMT në vijim të punës së saj, ndërhyri pak ditë më parë në një objekt tre katësh në zonën e Radhimës, i cili u shemb me tritol.

Për demolimin e këtij objekti janë hapur 410 furnela, janë shtrirë 1,100 metra linearë fitil detonant dhe është planifikuar vendosja e 32 kilogramëve lëndë plasëse.

Ndërkohë që për mbarëvajtjen e procesit në kulmin e sezonit turistik, shpërthimi u krye në orët e para të mëngjesit ku  në aksin Vlorë-Orikum qarkullimi u ndërpre, si dhe furnizimi me energji elektrike u ndërpre 15 minuta përpara shpërthimit.

Sipas IKMT, ky objekt buzë detit rezulton pa lejen përkatëse.