Ballina Bota Tragjedi në maternitet/ 12 të porsalindur humbin jetën në rrethana të dyshimta,...

Tragjedi në maternitet/ 12 të porsalindur humbin jetën në rrethana të dyshimta, nisin hetimet

33
0

Zyra e Prokurorit Publik të Guayaquil ka nisur një hetim për vdekjen e 12 të porsalindurve në Spitalin Universitar të Guayaquil, Ekuador, një rast që ka tronditur qytetin. Nisja e hetimit u raportua nga gazeta ekuadoriane El Universo në faqen e saj të internetit. Zyra e prokurorit ka kërkuar urgjentisht të dhënat mjekësore dhe informacione të tjera nga drejtori i spitalit për të sqaruar ngjarjet.

Gjithashtu janë kontaktuar nënat e fëmijëve të ndjerë dhe dëshmitarë të tjerë për të mbledhur dëshmitë e tyre. Ministri i Shëndetësisë i Ekuadorit, Jimmy Martin, njoftoi nisjen e një hetimi të brendshëm, duke urdhëruar shkarkimin e drejtorit të spitalit.

Sot, Agjencia për Sigurimin e Cilësisë së Shërbimeve Shëndetësore dhe Mjekësisë së Parapaguar (Acess), organi shtetëror përgjegjës për mbikëqyrjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore publike dhe private, njoftoi se do të kryejë një audit dhe analizë të thelluar të rasteve për të hedhur dritë mbi dymbëdhjetë vdekjet.