Ballina Kronika Zjarr në Devoll, një stallë shkrumbohet plotësisht nga flakët

Zjarr në Devoll, një stallë shkrumbohet plotësisht nga flakët

28
0

Një zjarr ka përfshirë sot një sipërfaqe në fshatin Vërnik të Devollit.

Nga flakët është djegur një stallë, ndërsa fatmirësisht 6 stalla të tjera, shkolla e fshatit dhe banesat pranë janë shpëtuar.

Në vendngjarje kanë mbërritur 3 mjete zjarrfikëse me 10 forca, të cilët kanë punuar për shuarjen e zjarrit. Po ashtu, policia ndodhet aty për të hetuar rrethanat e ngjarjes.