Ballina Kronika Zjarri në Syrin e Kaltër, digjen 40 koshere bletësh! Rrezikohet zona e...

Zjarri në Syrin e Kaltër, digjen 40 koshere bletësh! Rrezikohet zona e mbrojtur

38
0

Zjarri që ka rënë në rrethinat e Syrit të Kaltër, një zonë e mbrojtur dhe e shpallur si “Monument Natyre”, ka nisur të shkaktojë dëmet e para në ekonomi dhe mjedis.

Një rritës bletësh, i shqetësuar për situatën, ka raportuar se deri tani i janë djegur 40 koshere.

Ndërsa shpreh frikën se flakët mund të përfshijnë edhe pjesën tjetër të zonës ku ndodhen rreth 100 koshere të tjera.

Për shuarjen e zjarrit janë angazhuar dy helikopterë, pasi terreni i vështirë dhe era e fortë po e bëjnë thuajse të pamundur ndërhyrjen efektive nga toka.