Ballina Aktualitet Ambasada e SHBA apel qytetarëve të vet: Kujdes nga zjarret, kërkoni ndihmën...

Ambasada e SHBA apel qytetarëve të vet: Kujdes nga zjarret, kërkoni ndihmën tonë

14
0

Ambasada amerikanë në Tiranë ka lëshuar një paralajmërim për qytetarët e vet që jetojnë në Shqipëri që të tregojnë kujdes në kujdes në zonat e kërcënuara nga zjarret.

Përmes një mesazhi të publikuar në faqen zyrtare të ambasadës janë vënë në dispozicion edhe mënyrat e kontaktit me ambasadësn për qytetarët amerikanë që mund të kenë nevojë për ndihmë nga kjo situatë.

“Ambasada e SHBA-së në Tiranë vazhdon të monitorojë disa zjarre në të gjithë vendin dhe u bën thirrje të gjithë qytetarëve amerikanë të tregojnë kujdes në zonat e kërcënuara nga zjarret. Disa zona në të gjithë vendin janë nën urdhër evakuimi. Qytetarët amerikanë në Shqipëri që kanë nevojë për ndihmë mund të kontaktojnë Ambasadën e SHBA-së me telefon në 4224-7285 (duke telefonuar nga Shqipëria) ose +355-4224-7285 (duke telefonuar nga jashtë Shqipërisë), ose me email në: ACSTirana@state.gov .

Veprimet që duhen ndërmarrë:

Qytetarët amerikanë duhet të shmangin zonat e prekura, veçanërisht ato që janë nën urdhra evakuimi, dhe të ndjekin udhëzimet e policisë në lidhje me mbylljen e rrugëve ose ndërprerjet e trafikut. Monitoroni lajmet lokale për përditësime mbi kushtet e zjarreve në pyje dhe planifikoni rrugët tuaja në përputhje me rrethanat. Google Maps gjithashtu mund të ofrojë informacion në kohë reale mbi mbylljet e rrugëve dhe aktivitetin e zjarreve në pyje.

Zjarret në pyje janë të zakonshme në Shqipëri. Thithja e tymit përbën një rrezik serioz për shëndetin, edhe nëse nuk jeni afër flakëve. Nëse një zjarr në pyje është afër vendndodhjes suaj, përfshirë banesën tuaj, evakuohuni menjëherë në një zonë të paprekur.

Mos u përpiqni të kaloni me makinë nëpër zona të prekura nga zjarret në pyje ose tymi i dendur. Kërkoni një rrugë alternative ose merrni në konsideratë shtyrjen e udhëtimit nëse nuk keni një rrugë alternative. Nëse nuk keni zgjidhje tjetër përveçse të kaloni me makinë nëpër tymin e një zjarri në pyje, ngisni ngadalë me dritaret hapur, kanalet e ajrit të jashtëm të mbyllura dhe dritat e ndezura për shikueshmëri më të mirë.

Ne i inkurajojmë fuqimisht qytetarët amerikanë në zonat e prekura që janë të sigurt të monitorojnë lajmet lokale dhe të kontaktojnë drejtpërdrejt të dashurit e tyre dhe/ose të përditësojnë statusin e tyre në mediat sociale”, thuhet në mesazhin e ambasadës amerikane në Tiranë.