Në një postim në rrjetet sociale, gazetari Auron Tare shpreh shqetësimin e saj për promovimin e restaurimit të gardhit rrethues të Butrintit.
Ai vë në dukje kontradiktën mes këtij projekti dhe iniciativës së mëparshme për të zëvendësuar gardhin e Gani Strazimirit me një dizajn të arkitektit japonez Kengo Kuma, duke theksuar se ky veprim rrezikon të shkatërrojë një simbol të rëndësishëm të trashëgimisë shqiptare.
Njoftimi:
Ne nje video promocionale AADF ne bashkepunim me Ekipin e Komunales se Gjirokastres, popromovojne restaurimin e Gardhit rrethues te Qytetit Antik te Butrintit. Restaurimi i nje gardhi te thjeshte sigurisht nuk ka ndonje gje te madhe per tu promovuar por AADF e cila kerkon me patjeter te tregoje dhembshurine e madhe qe ka per Trashegimine Shqiptare, shkruan se ky eshte nje gardh historik te cilin e ka ideuar nje nga emrat e rendesishem te Trashegimise se Monumenteve shqiptare, Gani Strazimiri.
Mirepo AADF dhe mbeshtetesit e saj. harruan se ne 2023 shpallen me trumpeta nje Projekt te ideuar nga arkitekti Japonez Kengo Kuma i cili do te zhdukte fare Gardhin e Gani Strazimirit duke e zevendesuar ate me gardhin e Kengo Kumbes.
Qe futja e arkitektures japoneze ne Butrintit eshte nje marrezi e madhe kete nuk e justifikon as emri i arkitektit Kuma, por perpos ideve te marra qe vine nga sponsorizuesit e AADF-se, heqja e nje simboli te arkektures shqiptare si Gardhi i ark Strazimirit eshte nje goditje e rende e Trashegimise se Butrintit i cili duhet te ruaje me fanatizen te gjitha fazat historike te saja.
Nderkohe AADF as qe nuk e kishte planifikuar qe e gjitha zona qe do te vendosej Gardhi i Kumes ishte zone arkeologjke dhe me te gjitha ligjet dhe konventat eshte e ndaluar te shkaterrohet nga idiotesirat vanitoze te provincialeve te AADF-se.
Nderkohe konkursi i sponsorizuar nga AADF dhe Ministria e Kultures e drejtuar nga nje ministre qe sot i eshte harruar emri ka kushtuar mjaft. Fonde te cilat mund të përdoren per restaurimin e Monumenteve.
Gjithsesi interesante eshte se sot ne kete Gusht pervelues. Ekipi i Komunales se Gjirokastres dhe AADF po promovojne Gardhin e Gani Strazimirit. Po Kengo Kuma ku eshte?