Ballina Politika Hiqen barrierat dhe bëjnë lekë nga parkimet” – Erion Braçe denoncon abuzimin...

Hiqen barrierat dhe bëjnë lekë nga parkimet” – Erion Braçe denoncon abuzimin tek shkolla “At Zef Pllumi”

44
0

Deputeti Erion Braçe ka reaguar ashpër ndaj situatës së parkimeve pranë shkollës “At Zef Pllumi” në Tiranë, duke denoncuar abuzimin me hapësirat publike.

Në një postim në facebook, Braçe shkruan se megjithëse ishte vendosur që tek kjo shkollë nuk do të kishte më parkim makinash, disa persona heqin barrierat çdo mbrëmje dhe i shfrytëzojnë vendet për të parkuar automjete kundrejt pagesës.

Sipas tij, qytetarët jo vetëm që po bezdisen nga kjo situatë, por po u merren edhe para në mënyrë të padrejtë, madje edhe kur parkojnë në anë të rrugës. Braçe u bëri thirrje institucioneve përkatëse që të ndërhyjnë menjëherë për t’i dhënë fund këtij fenomeni.

Reagimi i plotë:

Tirana/5 sa

Dje gjate punes;

Tek shkolla At Zef Pllumi nuuuuk do te kete parkim makinash, nuk do kete me!

Njerezit me te padurueshem ne kete qytet jane hileberesit!

Bene sikur u binden, por ja qe kane hequr barrierat e cdo darke parkojne makina-bejne leke prej tyre.

Nderkohe akoma ju marrin leke njerezve qe parkojne ne ane te rrugeve-sic ketu, shiheni!

Tani do lusja cdo institucion ti jepte fund njehere e mire ketij abuzimi qe bezdis pafund njerezit ketu, madje duke u marre dhe leke! Une se kam problem cdo dite ta bej kete, por eshte puna juaj; madje e pabere apo duke lejuar kete, cenon besimin e qytetareve tek institucionet!