Ballina Kronika Ky është i riu që plagosi me armë 30-vjeçaren në Muriqan

Ky është i riu që plagosi me armë 30-vjeçaren në Muriqan

78
0

Personi në foto është 34-vjeçari Edison Probatistaj i cili dyshohet se ka plagosur me armë zjarri 30-vjeçaren, E.I në aksin rrugor Muriqan-Shkodër.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për motive të dobëta, ndërsa e plagosura ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

“Në aksin rrugor “Muriqan-Shkodër”, shtetasi E. P., 34 vjeç, dyshohet se, për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri shtetasen E. I., rreth 30 vjeçe, e cila ndodhet në kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar të këtij rasti.

Ndërkaq, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.