Zjarri i madh që vazhdon të shpërthejë në Akainë Perëndimore ka “prerë” përgjysmë rrjetin rrugor të Peloponezit Perëndimor në Greqi.
Konkretisht, Policia Greke ndaloi trafikun në pikat e kryesore rrugor, për shkak të zjarrit që po përhapet në zonë.
Trafiku është bllokuar në rrugën e re kombëtare Patras-Pyrgos, rrugën e vjetër kombëtare Patras-Pyrgos, rrugë të tjera, nga kryqëzimi i Kato Akaisë deri në Ovrya-Patra, nga kryqëzimi i zonës industriale dhe në rrugën kombëtare Patra-Tripoli.
Ndërkohë është lëshuar urdhër evakuimi për 7,500 banorë, duke u kërkuar banorëve të lëviznin drejt Pirgos në Ilia.