Ylli i Hollivudit, Noah Centineo, do të luajë rolin e John Rambo-s së ri, rolin që e bëri të famshëm Sylvester Stallone-n, në paraprirësin e ri të serialit Rambo nga Millennium Media.
Filmi i parë i Rambos u bazua në romanin e David Morrell të vitit 1972, “Gjaku i Parë”, i cili tregon historinë e një veterani të trazuar të Luftës së Vietnamit dhe ish-anëtar i Forcave Speciale Amerikane, një ekspert në armë, luftime trup më trup dhe luftë guerile.