Viktima është identifikuar si Muhamet Matoshi, 41 vjeç, i cili sipas dëshmive të para, u vra pas një konflikti në trafik që u pershkallezua deri ne perdorimin e armeve.
Nje tjeter vrasje ka tronditur Kosoven. Mbremjen e se henes, rreth ores 22.00, nje person u gjet i vdekur ne nje veture me targa londineze ne lagjen Hajvali te Prishtines.
Zyrtarë të Policisë dhe të Emergjencës konfirmuan se viktima kishte plagë te renda nga arma e zjarrit dhe mberriti pa shenja jete në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
I dyshuari për vrasjen është Xhemajl Nuhiu, i cili sipas Policisë së Kosovës është tashmë i identifikuar, por ende në arrati. Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes kanë thënë se Nuhiu braktisi makinën pas vrasjes dhe u largua në këmbë.
Po ashtu, ekzistojnë dyshime se ai mund të ketë kryer vetëvrasje pas ngjarjes, megjithëse kjo ende nuk është konfirmuar nga autoritetet. Hetimet janë në zhvillim e sipër ndersa policia deklaron se ka angazhuar njësi të shumta për kapjen e të dyshuarit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave te ngjarjes.
Por tragjedia e Hajvalisë nuk ishte e vetmja qe tronditi vendin kete muaj. Vetëm 2 ditë më parë Gjilani u bë skena e një ekzekutimi të trefishtë.
Tre persona u vranë, ndërsa autorët e dyshuar janë shpallur në kërkim nga policia. Si të mos mjaftonte, Prizreni u përball me një tjetër vrasje, një burrë humbi jetën pas goditjeve me thikë.