Ballina Europë Trefishohen fabrikat e armëve, Europa armatoset deri në ‘dhëmbë’

Trefishohen fabrikat e armëve, Europa armatoset deri në ‘dhëmbë’

21
0

Fabrikat e armëve në Europë po trefishohen duke mbuluar mbi 7 milionë metra katrorë të zhvillimit të ri industrial. Ky hov përfaqëson një shkallë historike riarmatimesh pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia në 2022. Analiza e të dhënave të radarëve satelitorë nga 150 ndërtesa në 37 kompani tregon se ripërtëritja e mbrojtjes së Europës po bëhe e prekshme përmes ndërtimit, përtej premtimeve të politikave dhe angazhimeve për shpenzimet, raporton Financial Times.

Rritja e aktivitetit ndërtues funksionon falë një përzierjeje anashkalimesh publike dhe nevojave të menjëhershme ushtarake. Qeveritë e BE po debatojnë si të ruajnë dërgesat e armëve në Kiev ndërkohë që rimbushin stoqet e tyre për shkak të pasigurisë së mbështetjes nga SHBA. Përmes 1 mijë kalimeve të radarëve satelitorë, FT gjurmoi ndryshimet në vendet e përqendruara te prodhimi i municioneve dhe bombave, dy pika kritike në mbështetjen perëndimore ndaj Ukrainës.

Të dhënat e radarëve nga satelitët Sentinel të ESA tregojnë se një e treta e vendeve të studiuara kanë kaluar nën zgjerim ose rindërtim. Kjo shkallë e lartë e rritjes industriale sinjalizon një ndryshim brezash që e zhvendos Europën nga prodhimi në kohë paqeje për të qenë të përgatitur drejt një baze industriale të gatshme që mund të sigurojë vazhdimisht armë. Ekspertët thonë se ky shndërrim do të pakësojë kostot dhe ndërlikimet e prodhimit të armëve si bombat.

Një nga zgjerimet më të mëdha është një projekt në Hungari nga kompania gjigante gjermane Rheinmetall dhe N7 Holding në Hungari. Vendi i tyre i prodhimit është në Várpalota, i përfunduar në mes të 2024-ës ku prodhohen municione 30mm dhe planifikon të prodhojë predha dhe armatime për tanke. Këto zhvillime nënvizojnë sesi imazhet e radarëve mund të dallojnë ndryshime të lehta, por   domethënëse si gërmimet dhe ndërtimet e reja që shpesh humbasin nga fotot e zakonshme satelitore.

Programi i BE për Aktin e Mbështetjes së Prodhimit të Armëve (ASAP) ka investuar 500 milionë dollarë  për të lehtësuar pikat e vështira të prodhimit. Analiza e FT tregon se fabrikat e mbështetura nga ASAP janë zgjeruar më shpejt se të tjerat me fabrika, rrugë dhe infrastrukturë të re. Por jo i gjithë zhvillimi lidhet me financimin nga BE pasi shpenzimet e tjera publike dhe rritja e urdhrave ushtarakë kanë përshpejtuar zgjerimet e fabrikave në Europë.

Kompani si MBDA në Gjermani dhe Kongsberg në Norveegji kanë rritur prodhimin e bombave falë financimit të ASAP dhe kontratave të mëdha, përfshirë marrëveshjen prej 5,6 miliardë dollarë me NATO-n për bombat Patriot. Ndërkohë BAR Systems në Mbretërinë e Bashkuar kanë investuar fuqishëm në fabrikat e municioneve duke synuar të shumëfishojnë kapacitetin prodhues. Këto zhvillime reflketojnë përpjekje më të mëdha për të rritur prodhimin e armëve mbrojtëse në Europë për t’iu përgjigjur luftërave.

Komisioni Europian po negocion një program të ri mbrojtjeje prej 1,5 milionë dollarësh duke shtuar suksesin e ASAP dhe synuar që të incentivojë zgjerimin industrial në prodhimin e armëve, mbrojtjes ajrore, artilerisë dhe dronëve. Liderët e industrisë lëvdojnë ASAP që ka mundësuar investimet e rëndëishme por paralajmërojnë se prodhimi i elementëve si motorët e vegjël të avionëve dhe mbushësit  e eksplozivëve mbeten një problem për prodhimin e armëve.

Ekspertët thonë se prodhimi  i armëve është i rëndësishëm për strategjinë e NATO-s kundrejt aftësive ushtarake të Rusisë. Teksa zgjerimi vazhdon, sfidat janë të pranishme për kapacitetin që duhet për t’u përballur me  mobilizimin  rus.  Programeve të ardhshme  të BE për shpenzimet mund t’u nevojitet  të shënjestrojë këto hendeqe të veçanta teknologjike  për  të siguruar gatishmërinë mbrojtëse të Europës në planin afatgjatë.