Drejtuesi i motorit tjetër, shtetasi Besnik Arapi, ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë për ndihmë mjekësore.
Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur sot pranë fshatit Shkallë, në Bashkinë Konispol. Nga përplasja e dy motorëve, ka humbur jetën në vendngjarje 70-vjeçari Urim Çaze, banues në Konispol.
Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe ambulanca, të cilat po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore për të zbardhur rrethanat e aksidentit.