Në një postim në Facebook, avokati Genc Gjokutaj ka kritikuar ashpër qeverinë, duke e quajtur vendin “Shqipëri e zhuritur”. Ai akuzon qeverinë se po përdor makinat e ujit për të shpërndarë demonstruesit e opozitës dhe ushtrinë për të “zaptuar” median.
Gjokutaj thekson se nuk ka asnjë mbledhje qeverie apo gjendje emergjence që të justifikojë këtë sjellje dhe sugjeron se zjarret janë të qëllimshme, në kontrast me tërmetet dhe përmbytjet që nuk mund të shkaktohen nga vullneti i njeriut.
Ai shprehet gjithashtu se zjarret shërbejnë për një “shpopullim me evakuim”, dhe përmend se pak para fillimit të tyre pati incidente me tritol dhe fadroma. Avokati kritikon mediat pranë qeverisë, që sipas tij, vazhdojnë të flasin për turizmin në brigjet shqiptare, ndërsa Europa është “më pranë se kurrë nën moton ‘një vatër zjarri, një kapitull më shumë i hapur’”.
Gjokutaj:
Shqipëria e zhuritur!
Makinat e ujit Qeveria i përdor për të shpërndarë demonstruesit e Opozitës!
Ushtrinë per të zaptuar Median!
Asnjë mbledhje Qeverie, asnjë gjendje emergjence apo e jashtëzakonshme!
Të nderuar Miq!
Ky qendrim i Qeverisë përbën provën më të fortë se zjarret janë të qëllimshme!
Tërmetin dhe përmbytjen nuk mund ti shkaktojë dot vullneti i njeriut por zjarrin po!
Shpopullim me evakuim! Formula me e re Qeveritare!
Mos harroni se pak përpara zjarreve parapriu tritoli dhe fadroma!
Televizionet pranë Qeverise akoma vazhdojnë e flasin për turizmin Maldivian ne brigjet shqiptare!
Nderkohë Europa është me pranë se kurrë nën moton “nje vatër zjarri nje kapitull më shume i hapur”!
Tani një pyetje kam:
Duhet të protestojmë kundër zjarrit apo kundër Qeverisë?