Ballina Kronika Goditet “foleja” e prostitucionit në Vlorë, vihen nën hetim dy kineze, shpallet...

Goditet “foleja” e prostitucionit në Vlorë, vihen nën hetim dy kineze, shpallet në kërkim organizatorja

0
21

Policia e Vlorës ka zbuluar një rast të shfrytëzimit të shtetaseve të huaja për prostitucion, duke goditur një aktivitet kriminal që ushtrohej në një apartament të marrë me qira në lagjen “Uji i Ftohtë”.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të Drejtorisë së Policisë së Vlorës kanë vijuar punën për goditjen e këtij fenomeni, pas informacioneve të siguruara.

Gjatë hetimeve, është identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasia kineze M. Y., 36 vjeçe, e dyshuar si organizatore e veprimtarisë kriminale, e cila akuzohet për veprën penale “Trafikimi i personave të rritur”.

Në lidhje me këtë rast, janë proceduar penalisht dy shtetase të tjera kineze, Q. Zh., 49 vjeçe, dhe X. L., 42 vjeçe, të cilat dyshohet se ushtronin prostitucionin kundrejt pagesës. Ato janë referuar në Prokurori për veprën penale “Ushtrimi i prostitucionit”.

Po ashtu, gjatë kontrollit të apartamentit, janë proceduar penalisht edhe dy klientë, shtetasi A. D., 38 vjeç, dhe shtetasi italian M. F., 25 vjeç, pasi u konstatuan në ambientet ku ushtrohej prostitucioni.

Operacioni vijon për lokalizimin dhe kapjen e shtetases kineze të shpallur në kërkim, ndërsa autoritetet po punojnë për dokumentimin e plotë të këtij aktiviteti kriminal dhe zbardhjen e lidhjeve të mundshme ndërkombëtare.