Ballina Aktualitet Ilir Meta mbetet në burg, Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e ish-presidentit

Ilir Meta mbetet në burg, Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e ish-presidentit

35
0

GJKKO ka rrëzuar kërkesën e ish presidentit Ilir Meta dhe ka lënë në fuqi masa e arrestit në burg.

Gjatë masës prokurori i çështjes Arben Kraja ka thënë se nëse Ilir Meta lirohet ekziston rreziku që të intimidojë dëshmitarët.

Avokatët sugjeruan më parë një masë më të butë si ajo e bllokimit të pasaportës, ndërkohë avokati i tha gjyqtarit Erjon Çela se nuk ekziston asnjë rrezik që Ilir Meta të largohet dhe arratiset.

“Gjykata Duhet të mbajë parasysh jo vetëm historikun e tij si drejtues shteti, ish kryeministër, ish kryetar kuvendi, ish president por edhe faktin që në këto momente kërkuesi i pandehuri z. Ilir Metaj është edhe presidenti Partisë Lirisë, forcës politike opozitare të dytë në Shqipëri”, tha avokati i ish presidentit.