Ballina Rajoni Makina i mori flakë pas përplasjes, humb jetën shqiptari në Greqi

Makina i mori flakë pas përplasjes, humb jetën shqiptari në Greqi

22
0

Një shtetas shqiptar humbi jetën gjatë një aksidenti tragjik të ndodhur në orët e para të mëngjesit të së mërkurës.

Sipas policisë lokale, automjeti që drejtohej nga Fabjan Koko 34 vjeç po udhëtonte në aksin Varis-Koropiu në zonën e Atikës Lindore kur për shkak të shpejtësisë së lartë doli nga rruga dhe u përplas me forcë në vitrinën e një dyqani dhe në vazhdim automjeti u përfshi nga flakët.

Koko nuk mundi të dalë nga automjeti duke humbur jetën. Trupi i tij u dërgua në morgun e Athinës, ndërsa policia rrugore e Athinës po heton shkaqet e aksidentit.