Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, ka reaguar për situatën alarmante që po kalon vendi ynë nga zjarret. Sipas saj, shteti vetëm fajëson pushtetin vendor, ndërkohë që vendimet i merr vetë.
Sipas Tabakut, në vitin 2020, vetëm një vit pas tërmetit, buxheti u amendua për t’i dhënë miliona inceneratorit të Tiranës, por asnjëherë për të forcuar emergjencat civile.
Reagimi i Jorida Tabakut:
“Në 2020, vetëm një vit pas tërmetit, buxheti u amendua për t’i dhënë miliona inceneratorit të Tiranës — por asnjëherë për të forcuar emergjencat civile
Në 2015, me duartrokitjet e shumicës, u miratua një “reformë territoriale” që në fakt ishte thjesht një reformë elektorale. Nuk u krijuan bashki për t’u shërbyer qytetarëve, por për të qepur kufij sipas oreksit të pushtetit. Pa funksione reale, por me shumë peshë në tepsinë elektorale.
Dhjetë vjet më pas, koka bën, shqiptarët e pësojnë. Si opozitë, kur kërkuam decentralizim dhe përgjegjësi, qeveria u fsheh pas alibive. Hallin e kishin tek numri i bashkive në tepsi, jo tek hallet e qytetarëve.
Sot, zjarrfikësit janë të pushtetit vendor, por pushteti vendor është falimentuar dhe mbahet në jetë me transferta nga buxheti i shtetit. Dhe prapë, vendimet i merr qeveria, por përgjegjësia u lihet të tjerëve. Në 2020, vetëm një vit pas tërmetit, buxheti u amendua për t’i dhënë miliona inceneratorit të Tiranës — por asnjëherë për të forcuar emergjencat civile. Pse? Sepse aty nuk ka interes për korrupsion!”