Ballina Aktualitet Tensione jashtë ambienteve të TV News24! Drejtori Teknik nxirret me forcë nga...

Tensione jashtë ambienteve të TV News24! Drejtori Teknik nxirret me forcë nga godina dhe humb ndjenjat, urgjenca mbërrin në vendngjarje

37
0

Një tjetër incident është zhvilluar përpara godinës së News24 dhe Panorama, ku përplasjet mes stafit të medias dhe autoriteteve vazhdojnë prej ditësh.

Këtë herë, Drejtori Teknik, Arkad Bazaiti, ka pasur probleme shëndetësore pasi u nxor me forcë nga ambientet e brendshme të godinës.

Bazaiti hyri në godinë për të tërhequr pajisjet e punës, që më parë ishin sekuestruar gjatë një operacioni të autoriteteve, por pas ndërhyrjes së forcave të sigurisë, ai është ndjerë keq dhe ka pasur nevojë për ndërhyrje mjekësore.

Një autoambulancë ka mbërritur në vendngjarje dhe i ka dhënë ndihmën e parë.

Kjo ngjarje vjen në vijim të tensioneve të vazhdueshme, ku gazetarët dhe punonjësit nuk lejohen të aksesojnë vendin e punës, pavarësisht një vendimi gjyqësor që ua njeh këtë të drejtë.