Ballina Bota Deklaratat për Epstein, Melania Trump kërcënon me padi 1 miliard $ djalin...

Deklaratat për Epstein, Melania Trump kërcënon me padi 1 miliard $ djalin e Biden

15
0

Zonja e Parë e SHBA-së, Melania Trump, ka kërcënuar me një padi prej mbi 1 miliard dollarësh ndaj Hunter Biden, pasi ai pretendoi se ajo ishte prezantuar me Donald Trump nga Jeffrey Epstein.

Në një letër të firmosur nga avokati Alejandro Brito, zonja Trump kërkon tërheqje dhe kërkimfalje të menjëhershme për deklaratat që cilësohen si “të rreme, përçmuese, shpifëse dhe nxitëse”. Avokati e akuzon djalin e ish-presidentit Biden për përhapje qëllimshme të gënjeshtrave për përfitim personal dhe vëmendje mediatike.

Komentet e Hunter Biden u bënë gjatë një interviste me Andrew Callaghan në Channel 5 në fillim të gushtit, ku ai u shpreh se “Epstein e prezantoi Melanian me Trumpin”. Pretendimi u mbështet pjesërisht në deklaratat e gazetarit Michael Wolff, i cili kishte bërë të njëjtën pohim më parë në një podcast të “The Daily Beast” – media që më pas tërhoqi artikullin dhe kërkoi falje publike.

Avokatët e zonjës Trump argumentojnë se këto deklarata i kanë shkaktuar asaj dëme serioze financiare dhe reputacionale, duke u shpërndarë në mënyrë të gjerë në media dhe rrjetet sociale. Në letrën ligjore thuhet se nuk ka prova që Epstein ka qenë personi që i prezantoi çiftin, ndërsa kujtohet se Melania dhe Donald Trump janë takuar në vitin 1998 gjatë një feste të organizuar nga një agjenci modelingu – një detaj që është dokumentuar edhe në profilin e saj për Harper’s Bazaar në vitin 2016.

Zëdhënësi i zonjës Trump, Nick Clemens, konfirmoi për BBC News se avokatët e saj janë duke ndjekur zyrtarisht çështjen dhe kërkojnë tërheqje të plotë të deklaratave ndërsa hunter Biden nuk ka reaguar ende publikisht ndaj kërcënimit ligjor.