Ballina Lifestyle Ky është qyteti më i mirë në botë për të rinjtë në...

Ky është qyteti më i mirë në botë për të rinjtë në të njëzetat, sipas Time Out

19
0

Cape Town është qyteti më i mirë në botë, thotë Time Out – përveç nëse, sigurisht, jeni nën moshën 30 vjeç.

Gjiganti i botimeve, i njohur për listat e tij “më të mirat” për gjithçka, nga rrugët më të bukura deri te destinacionet për dashamirësit e ushqimit, ka publikuar për herë të parë listën e “qyteteve më të mira” të përshtatura për të rinjtë, dhe ajo është dukshëm ndryshe nga renditja paraprake këtë vit, shkruan CNN.

Në janar, sondazhi vjetor i më shumë se 18,500 banorëve të qyteteve në mbarë botën shpalli metropolin jugafrikan qytetin më të mirë për vitin 2025, i ndjekur nga Bankoku, New Yorkuu dhe Melbourne. Megjithatë, filtrimi i të njëjtave të dhëna vetëm për përgjigjet e personave nën 30 vjeç – pra të brezit Gen Z, moshat 13 deri në 28 vjeç – jep një pamje të ndryshme.

Kryeqyteti tajlandez zë vendin e parë për vitin 2025 te banorët e rinj, të cilët e vlerësuan atë lart për lumturinë, përballueshmërinë dhe si një vend të shkëlqyer për të njohur njerëz të rinj. Të rinjtë urbanë këtu kishin më shumë gjasa sesa bashkëmoshatarët e tyre nën 30 vjeç kudo tjetër që ta vlerësonin qytetin e tyre si një mjedis ideal për të bërë miq.

Kjo, sigurisht, përveç shumë aseteve të tjera të Bankokut. Kryeqyteti i Tajlandës “i plotëson të gjitha kushtet për një qytet të shkëlqyer: i njohur për mikpritjen, i pasur në kulturë dhe i mbushur me vende ikonike si Wat Arun dhe Pallati Mbretëror”, tha Time Out në janar.

Melbourne ishte në vendin e dytë në listën për personat nën 30 vjeç, dy vende më lart se në renditjen paraprake. Pothuajse katër nga pesë të rinj melburnianë e përshkruan qytetin e tyre si të larmishëm dhe gjithëpërfshirës dhe një 96% mbresëlënës e vlerësuan lart skenën e artit dhe kulturës.

Lista e Time Out për qytetet më të mira në botë për brezin Gen Z:

Bankoku, Tajlandë

Melbourne, Australi

Cape Town, Afrikë e Jugut

New Yorku, New York

Kopenhaga, Danimarkë

Barcelona, Spanjë

Edinburgu, Skoci

Mexico City, Meksikë

Londra, Angli

Shanghai, Kinë

Sydney, Australi

Pekini, Kinë

Parisi, Francë

Tokio, Japoni

Berlini, Gjermani

Sevilla, Spanjë

Chicago, Illinois

Chiang Mai, Tajlandë

Praga, Republia Çeke

Lisbona, Portugali