Ballina Sport Luis Enrique flet pas fitores në Superkupën e Evropës: Nuk e meritonim,...

Luis Enrique flet pas fitores në Superkupën e Evropës: Nuk e meritonim, por ishte një mrekulli

19
0

PSG fitoi Superkupën e Evropës pas një drame në penallti ndaj Tottenham Hotspur.

Tottenham ishte në epërsi 0-2, por PSG barazoi në minutat e fundit me golat e zëvendësuesve Lee dhe Gonçalo Ramos, duke e çuar ndeshjen në penallti.

Luis Enrique e quajti këtë fitore një “mrekulli” dhe se për 80 minuta nuk e meritonin fitoren.

“Nuk e meritonim të fitonim për 80 minuta. Mendoj se Tottenham e meritonte. Mund ta ndjenim se ishin në formë, se ishin stërvitur për gjashtë javë. Ata luajtën një ndeshje të shkëlqyer”.

“Por ne ishim stërvitur vetëm për gjashtë ditë dhe ndonjëherë futbolli është i padrejtë. Duhet të them se ishim shumë me fat që shënuam dy herë në dhjetë minutat e fundit. Lojtarët e mi besuan deri në minutën e fundit, ashtu si edhe tifozët, por futbolli është i paparashikueshëm dhe në këtë kuptim, ne ishim shumë me fat”.

“Është e vështirë të luash ashtu siç duam pa kohën e duhur të përgatitjes. Kjo ishte një mrekulli”, tha trajneri i PSG-së.

Fitorja i dha PSG-së një tjetër trofe evropian dhe tregoi forcën e karakterit të skuadrës së Luis Enrique-s, pavarësisht mungesës së përgatitjes së gjatë.