Ballina Sport Mbrojtësi i kombëtares pëson një dëmtim në prag të nisjes së sezonit

Mbrojtësi i kombëtares pëson një dëmtim në prag të nisjes së sezonit

26
0

Kombëtarja shqiptare ka marrë një lajm të keq në prag të nisjes së sezonit të ri.

Ardian Ismajli që ndërroi ekip në merkaton e verës, ka pësuar një dëmtim.

Siç raportojnë mediat italiane, mbrojtësi i kombëtares shqiptare do të humbasë javën e parë të Serie A dhe jo vetë. Ismajli pritet të mungojë deri në javën e katërt të kampionatit.

Mbrojtësi 28-vjeçar tashmë do të nisë fazën e rehabilitimit me Torinon. Ardian Ismajli u bë pjesë e torinezëve në merkaton e verës si lojtar i lirë nga Empoli, duke firmosur një kontratë 2-vjeçare.