Ballina Aktualitet Paketa e Maleve/ Mirdita fton emigrantët për të investuar në vendlindje! Dom...

Paketa e Maleve/ Mirdita fton emigrantët për të investuar në vendlindje! Dom Gjergj Meta: Nuk ka zhvillim duke prishur ekosistemin

29
0

E shtrirë në një territor malor me potenciale të mëdha natyrore, kulturore dhe turistike, Mirdita është një zonë mjaft atraktive për investime.

Për të nxitur zhvillimin ekonomik dhe turistik, Bashkia në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, zhvilloi një takim të hapur me investitorë vendas, si dhe emigrantë mirditorë, ku u prezantuan asetet ekzistuese të zonës dhe mundësitë konkrete për shfrytëzimin e tyre në sektorë të ndryshëm, si turizmi malor, bujqësia, agroturizmi dhe energjia e rinovueshme.

Fokusi ishte nisma “Paketa e Maleve”, e cila synon krijimin e kushteve lehtësuese për investitorët.

“Këshillojmë të jetëzojmë atë që secilin e ndjen në ndërgjegjien e tij që trojet të cilat i kemi trashëgim, të kthehen tashmë në një formë tjetër të kontributit komunitar dhe familjar për secilin prej nesh”, tha kryebashkiaku i Mirditës, Albert Mëlyshi.

“Sot ju përpara keni një mundësi që e jep qeveria shqiptare që është Paketa e Maleve, e cila duhet shfrytëzuar”, u shpreh Nikolin Jaka, kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë.

Një thirrje erdhi edhe nga Dom Gjergj Meta, i cili u kërkoi investitorëve të rinj të ruajnë atë që është e përbashkët, natyrën.

“Malet nuk janë tonat, na i ka dhënë Zoti. Pemët nuk janë tonat, ujërat nuk janë tonat, duhen ruajtur. Duhet ruajtur ekosistemi, nuk ka një zhvillim duke prishur ekosistemin, sikurse fatkeqësisht ka ndodhur edhe në Mirditë”.