Ballina Kuriozitete Pas 133 viteve histori, Kodak në prag të mbylljes së aktivitetit

Pas 133 viteve histori, Kodak në prag të mbylljes së aktivitetit

0
17

Eastman Kodak, kompania 133-vjeçare e fotografisë, i ka paralajmëruar investitorët se mund të mos mbijetojë për shumë gjatë.

Në raportin e fitimeve të publikuar të hënën, kompania njoftoi se nuk  ka “financimin apo likuiditetin e disponueshëm” për të paguar detyrimet e borxhit prej 500 milionë dollarësh. “Këto kushte ngrenë dyshime të forta si shqetësim në rritje për aftësinë e kompanisë për të vazhduar”, tha Kodak.

Kompania synon të mbledhë para duke anuluar pagesat për planin e pensioneve. Gjithashtu tha se nuk pret që tarifat të kenë “ndikime materiale” pasi furnitorët e produkteve, përfshirë kamerat, bojërat dhe shiritat, ndodhen në SHBA.

“Në katërmujorin e dytë,  Kodak vazhdoi të përparonte kundër planit tonë afatgjatë pavarësisht sfidave në një mjedis të pasigurt biznesi”, u shpreh CEO Jim Continenza.

Një zëdhënës tha për CNN se është “i bindur se do të mund të paguajë një pjesë të konsiderueshme të kredisë përpara se të vijë data dhe të ndryshojë, zgjasë ose rifinancojë borxhin e mbetur dhe/ose  detyrimet preferenciale të aksioneve.”

Aksionet e Kodak ranë më shumë  se 25% gjatë së martës.

Kodak ka kaluar një shekull suksesi duke prodhuar aparate fotografike dhe shiritë. Në vitet 1970, mbante vendin kryesor të shitjeve të 90% të  shiritave dhe 85% të kamerave në SHBA.

Pozicioni nuk zgjati për shkak të teknologjisë që shpiku vetë: Kodak prezantoi kamerën e parë digjitale në 1975.

Kompania nuk ia doli të ngrihej me teknologjinë digjitale. Në 2012, shpalli falimentimin. Në 2020, pati një episod të shkurtër ripërtëritjeje pasi qeveria amerikane tentoi ta shndërronte në një prodhues të përbërësve farmaceutikë.

Pavarësisht humbjeve të fundit,  Kodak thotë se synon ta zgjerojë këtë  pjesë të biznesit. Kompania vijon  të prodhojë shiritë dhe lëndë kimike për bizneset, përfshirë industrinë kinematografike dhe është e licencuar për një larmishmëri produktesh konsumatore.