Nga Basir Çollaku
Krim, korrupsion, mafie?! Kryeson dukshëm Edi Rama me robt e shpisë në përmendje e dyshime të.shumta hetimore. Por vijon vëllai i Gjiknurit, vëllai i Veliajt, vëllai i Edit, vëllai i Fatmirit, bashkëshorti Elisës, familjarë të Beqajt, Gonxhes, Bushkës, Felajt, Ulësiit, Kokës, Tahirit, pa harruar Ballukun, Ballën, Vengun, Peleshin, Kumbaron, Krifcën, Denajn, Maznikun, Klosin, Xhaçkën, për të shtuar listën me Peçin, Malajn, Subashin, Sakon, Dakon, Byberajn, të gjithë janë biznese e dosje penale të Strukturës së Posaçme. Nuk i mungon hetimit as kreu i shtetit, për detyrën e mëparshme në Ministrinë e Mbrojtjes. Kemi një pushtet motrash, vëllezërish, dhëndurësh, kunetërish. Të tillë janë edhe në vjedhje.
Hetohen me dyshime se kanë përfituar duke përdorur pushtetin personal dhe të përbashkët, duke marrë paligjshmërisht nga prona e pasuria publike. Në këtë pellg janë si shtesë kontrate edhe dashnoret apo dashnorët, sipas gjinisë. Ky lloj eskortëzimi i pushtetit është kthyer në skemë. Realisht këta janë oligarkët realë të vendit. Më tej mundet të zbulosh fijet e tyre në pastrimin e parave dhe lidhjet me bandat. Spiropali frymëzohej nga “Gjoka” në zgjedhjet në Shkodër e nga “Klajdi” në Durrës. Të dy në botën e trafikut e krimit të organizuar. Kapja nuk është vetëm ekonomi, ndonëse ka peshën më të madhe. Familjarët janë shpërndarë në qeveri e drejtësi, për të rritur garancitë e mosndëshkimit.