Ballina Politika “Banda e Belinda Ballukut kontrolloi votuesit gjatë ditës së votimit”/Gazment Bardhi plas...

“Banda e Belinda Ballukut kontrolloi votuesit gjatë ditës së votimit”/Gazment Bardhi plas videot e mashtrimit elektoral

23
0

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, njëherazi Drejtuesi Politik i qarkut Fier Gazment Bardhi, ka publikuar të tjera pamje nga kamerat e QV në qarkun Fier, ku tregohet sesi komisionerë dhe vëzhguesë të PS votojnë në emër të qytetarëve apo mbikëqyrin ato gjatë votimit.

Bardhi shprehet se pamjet provojnë atë që opozita ka thënë që ditën e parë, se votimi i lirë u shndërrua në votim të kontrolluar deri tek kutia e votimit.

Më poshtë reagimi i plotë i Gazment Bardhit:

Episodi 4 / VOTIM I KONTROLLUAR = FARSË ZGJEDHORE

Mungesa e bilancit qeverisës dhe mashtrimi 12 vjeçar, bënë që në qarkun e Fierit patronazhimi të strukturohej fiks si një organizatë terroriste. Qytetarët nuk duhej të terrorizoheshin nga banda e Belinda Ballukut vetëm gjatë fushatës zgjedhore, por ditën e votimit duhet të kontrollohej çdo votë që hidhej në kuti.

Pamjet më poshtë të KQZ-së👇, në qendrat e votimit nr. 3147 dhe nr. 3150, njësia administrative Dërmenas, Bashkia Fier, provojnë atë që opozita ka thënë që ditën e parë, se votimi i lirë u shndërrua në votim të kontrolluar deri tek kutia e votimit.

Pamjet tregojnë sesi në dhjetra raste qytetarët votojnë duke pasur patronazhistin e PS tek koka apo sesi vëzhgues e patronazhistë të PS votojnë në emër të qytetarëve. Zgjedhjet nënkuptojnë votim të lirë dhe jo terror nga banda elektorale e Belinda Ballukut. 11 Maji ka hyrë në historinë e zgjedhjeve në Shqipëri si farsa elektorale më e shëmtuar e organizuar ndonjëherë.