Ballina Politika “Çdo 1 në 2 lekë që hyn në shtëpi, shkon për ushqime”,...

“Çdo 1 në 2 lekë që hyn në shtëpi, shkon për ushqime”, Jorida Tabaku: Familjet shqiptare po shpenzojnë për mbijetesë

0
30

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar përmes një video-mesazhi në rrjetet sociale, duke shprehur shqetësimin për krizën e thellë ekonomike që po përballin sot familjet shqiptare. Sipas saj, verës i janë shtuar ngjarje të rënda — nga tritoli në Theth, zaptimi i ambienteve të mediave, zjarret në disa zona të vendit, deri te zhgënjimi nga turizmi që nuk ka sjellë të ardhurat e pritshme për ekonominë.

“Shqetësimi kryesor që kanë familjet shqiptare është xhepi. Në 10 vitet e fundit, jeta është shtrenjtuar nga 90% deri në 25%, çka do të thotë rritje e ndjeshme e çmimeve dhe ulje e kursimeve,” deklaroi Tabaku.

Sipas saj, buka dhe produktet e tjera ushqimore janë shtrenjtuar me 30%, ndërsa 25% e të gjitha të ardhurave që realizon një familje shkon vetëm për ushqim. “Çdo 1 në 2 lekë që hyn në shtëpi, shkon për ushqime. Praktikisht, sot familjet shqiptare nuk janë duke kursyer, por duke shpenzuar për mbijetesë,” u shpreh ajo.

Tabaku e lidh këtë situatë me monopole në treg, përqendrimin e ekonomisë në pak duar, rënien e prodhimit vendas, taksat e larta dhe një sistem që, siç thotë ajo, është i pandershëm dhe rëndon mbi 95% të qytetarëve.

“Shtrenjtimi i jetesës është pengesa më e madhe për familjet shqiptare që të kursejnë. Ky është sistemi padrejtë që duhet ndryshojmë,” përfundoi Tabaku.