Ballina Lifestyle Iris Law magjeps New York-un me stilin e saj provokues

Iris Law magjeps New York-un me stilin e saj provokues

35
0

Modelja dhe aktorja 23-vjeçare Iris Law, vajza e Jude Law dhe Sadie Frost, tërhoqi vëmendjen teksa u shfaq me një fustan të shkurtër dhe transparent gjatë një shëtitjeje nëpër rrugët e New York City.

E njohur për stilin e saj të guximshëm, Iris ndau në Instagram disa foto nga vizita e saj në “Big Apple”, duke shkruar në përshkrim: “Ulu pranë mejeee.”

E veshur me një fustan shifoni me motive lulesh në ngjyrë jeshile dhe supe të zbuluara, ajo dukej sensacionale ndërsa pozonte mes skelave në West 14th Street, shkruan “Daily Mail”.

Image

Pëlhura transparente nxirrte në pah të brendshmet e bardha, të cilat ajo i kishte kombinuar me një pallto krem elegante.

Pamja e saj u komentua gjerësisht për guximin dhe origjinalitetin, duke konfirmuar edhe një herë statusin e saj si ikonë stili në ngritje.