Përmes një reagimi në rrjetet sociale, me ironi, Beqiraj shkruan se pavarësisht marketimit me miliona euro nga qeveria Rama, italianët e shuan kuriozitetin për vendin tonë, teksa e shihnin Shqipërinë nga televizori.
‘Qeveria di të targetojë mirë! Atëherë, qëllimi mund të ketë qenë edhe më pak i komplikuar sesa ekonomia turistike e vendit. Ai mund te ketë qenë thjesht përmirësimi i imazhit të qeverisë, e cila me 8 milionë euro bleu përmendjen e Shqipërisë në mediat italiane, por ketë herë jo për gjë të ligë!’, përmbyll reagimin e saj ministrja.
Statusi
Duke pirë kafenë e mëngjesit lexoj lajmet ekonomike. Po lexoja se të dhënat e turizmit nuk janë siç priteshin.
Në Maj, janë harxhuar 8 milionë Euro për “Giro d’Italia” me qëllim marketimin e vendin kryesisht në Itali, por ky marketing mesa duket nuk e nxiti ekonominë turistike të vendit.
Ne Hapje te saj Manastriliu tha:”Për ne, Giro d’Italia përfaqëson një moment të rëndësishëm sepse ‘Giro d’Italia’ vjen për herë të parë në Shqipëri, dhe ky është një moment historik për sportin shqiptar, por edhe për promovimin e kulturës, turizmit dhe peizazhit shqiptar.” iu drejtua ajo gjithë kombit italian në gjuhën e tyre.
Mesa duket edhe ky moment historik ju shtua qindra te tjerëve ndërsa Italianët e shuan kuriozitetin për peizazhin shqiptar duke e parë Shqipërinë nga televizori.
E di qe disa nga ju do të thonë që familjeve italiane u ka renë fuqia blerëse ato e kanë te vështirë të pushojnë edhe ne vendin e tyre pasi edhe Italia ka fatin të drejtohet nga një tjetër “Lidere Globale”. Por, mua nuk ma nxë goja të them që ndoshta edhe segmenti i targetuar i tregut për reklamën 8 milionë euro nuk ka qënë i duhuri .
Qeveria di të targetojë mirë ! Ateherë, qëllimi mund të ketë qënë edhe me pak i komplikuar sesa ekonomia turistike e vendit . Ai mund te ketë qënë thjesht përmirësimi i imazhit të qeverisë e cila me 8 milionë euro bleu përmendjen e Shqipërisë në mediat italiane, por ketë herë jo për gjë të ligë!