Ballina Kronika Kalim i kundërligjshëm në kufi/ Transportuan emigrantë të paligjshëm, arrestohen 3 të...

Kalim i kundërligjshëm në kufi/ Transportuan emigrantë të paligjshëm, arrestohen 3 të arrestuar

52
0

Gjatë 24 orëve, janë finalizuar operacionet “Attempt 3” dhe “The bridge 1”, kundër dhënies ndihmë emigrantëve nga vendet e treta, me qëllim kalimin e kundërligjshëm të kufirit.

Nga të dyja operacionet janë arrestuar 3 shtetas që transportonin drejt Shkodrës, 20 emigrantë që synonin të kalonin ilegalisht, në Mal të Zi. Gjithashtu janë sekuestruar 3 automjetet e përdorura për transportimin, si dhe celularët e të arrestuarve.

Në pranga ranë Agustin Rreshpja, Redjan Shushaku dhe Fjorildo Staka. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Gjirokastrës, për veprime të mëtejshme.