Ballina Ekonomia KESH blen mbi 71 mijë MWh energji elektrike për periudhën 18-24 gusht

KESH blen mbi 71 mijë MWh energji elektrike për periudhën 18-24 gusht

0
6

Temperaturat e larta dhe mungesa e reshjeve kanë ndikuar negativisht në prodhimin e energjisë nga kaskada e lumit Drin, burimi kryesor i energjisë në vend.

Si pasojë, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) ka ndërhyrë në tregun ndërkombëtar për të garantuar furnizimin me energji elektrike në vend.

KESH ka realizuar blerjen e 71 561 megavat-orë (MWh) energji elektrike për periudhën 18–24 gusht, për të përballuar kërkesën në rritje dhe reduktimin e prodhimit vendas për shkak thatësirës së zgjatur.

KESH arriti të blejë këtë sasi energjie në tre lote.

Në lotin e parë KESH bleu 45 696 MWh energji elektrike me çmim të ponderuar 138,31 euro/MWh.

Çmimi më i lartë i kontraktuar ishte 142,50 euro/MWh, ndërsa çmimi më i ulët i kontraktuar ishte 119,30 euro/MWH.

Në lotin e dytë, KESH bleu 20 825 MWh me çmim të ponderuar 136,24 euro/MWh. Çmimi më i lartë i kontraktuar ishte 139,40 euro/MWh, ndërsa çmimi më i ulët i kontraktuar ishte 132,88 euro/MWh.

Në lotin e tretë, KESH bleu 5 040 MWh me çmim të ponderuar 126,06 euro/MWh. Çmimi më i lartë i kontraktuar ishte 139,70 euro/MWh, ndërsa çmimi më i ulët i kontraktuar ishte 109 euro/MWh.