Ballina Kronika Mbytet një pushues te Gjiri i Lalzit

Mbytet një pushues te Gjiri i Lalzit

0
25

Një 63-vjeçar është mbytur në detin e Gjirit të Lalëzit në Durrës mëngjesin e sotëm rreth orës 07:40.

Sipas policisë, viktima është me iniciale I.B. banues në Tiranë dhe dyshohet të jetë mbytur aksidentalisht.

Megjithatë, grupi hetimor ka nisur punën për të zbardhur rrethanat dhe përcaktuar shkaqet e sakta.

“Gjiri i Lalëzit/Informacion paraprak-Rreth orës 07:40, dyshohet se është mbytur aksidentalisht, duke u larë në det, shtetasi I. B., 63 vjeç, banues në Tiranë.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e shkakut dhe rrethanave të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës”, njoftoi policia.