Ballina Aktualitet Zjarret në vend, kompensim për dëmet në çdo bashki, ja procedurat që...

Zjarret në vend, kompensim për dëmet në çdo bashki, ja procedurat që ndiqen

0
25

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se vlerësimi dhe kompensimi i dëmeve të shkaktuara nga zjarret do të kryhet në çdo bashki të prekur, sipas një procedure të posaçme.

Procesi nis me evidentimin në terren nga Grupi i Konstatimit për inventarizimin e dëmeve, i ngritur me urdhër të kryetarit të bashkisë.

Ky grup do të regjistrojë dëmet në banesa, infrastrukturë, biznese, kultura bujqësore, mjete mekanike dhe objekte social-kulturore, duke plotësuar formularë me kostot financiare përkatëse.

Pas këtij hapi, bashkitë do të hartojnë listat e subjekteve të dëmtuara dhe dokumentacionin shoqërues për vlerësim financiar. Në bazë të vlerësimit, çdo bashki do të përcaktojë koston e kompensimit, që do të mbulohet nga fondet e saj përmes fondit për mbrojtjen civile.