Ballina Aktualitet Eco Park u denoncua nga PLUG/ SPAK merr në pyetje Alqi Bllakon,...

Eco Park u denoncua nga PLUG/ SPAK merr në pyetje Alqi Bllakon, në aferë i përfshirë dhe Edi Rama

65
0

Prokuroria e Posaçme ka nisur marrjen në pyetje të disa subjekteve lidhur me hetimet për aferën e Eco Park, mes të cilëve ish-kreun e AKUM Alqi Bllakon, aferë e denoncuar që në fillim nga emisioni investigativ PLUG.

Marrja në pyetje e Bllakos është bërë rreth dy javë më parë ku është shoqëruar nga burgu pasi është i akuzuar për aferën e inceneratorëve.

Bllako është pyetur në cilësinë e drejtorit të AKUM, pasi mbante këtë funksion në kohën kur janë kryer procedurat. Dosja po hetohet nga prokurori Klodian Braho, me objekt verifikimin e shkeljeve në aferën ku në 2019 qeveria vendosi të mbyllë Landfillin e Porto-Romanos dhe të ndërtojë Eko Parkun me negocim të drejtëpërdrejtë.

Tenderi me vlerë 18.5 mln euro iu dha kompanisë ‘De Mare’ dhe ‘Victoria Invest’, dhe është denoncuar vazhdimisht nga opozita si një nga aferat më flagrante e cila ka kallëzuar në SPAK mes të tjerëve edhe kryeministrin Edi Rama.

Sipas PD, veprimet e dokumentuara tregojnë për një plan të mirorganizuar korruptiv në bashkëpunim me kompaninë e inceneratorëve.

Sipas kallëzimit, Edi Rama në bashkëpunim me koncesionarin e inceneratorit të Tiranës ‘Integrated Energy bv SPV’, 6 muaj përpara se të hapej procedura tenderuese për ‘Mbylljen e vendepozitimit ekzistues të mbetjeve të ngurta EKO-Park Durrës’ kontraktoi Cassanova Hernandes në cilësinë e projektuesit për këtë investim në Porto Romano.

Më pas në Tetor 2019 drejtuesi i AKUM, Alqi Bllako shpalli tenderin me vlerë 1.9 miliard lekë.