Ish-ambasadori ukrainas në SHBA, Valery Chaly, ka kritikuar mikpritjen që ish-presidenti amerikan Donald Trump i bëri presidentit rus, Vladimir Putin, duke e krahasuar atë me pritjen që iu bë presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Shtëpinë e Bardhë.
Chaly u shpreh se shtrimi i tapetit të kuq nga ushtarët amerikanë për Putin ishte një akt që ngjante më shumë me mikpritjen ndaj një gangsteri sesa ndaj një udhëheqësi shtetëror.
“Përshtypjet e para janë me të saktat. Shtrimi i tapetit të kuq nga ushtarët amerikanë për Putin sikur iu shtrua një gangsteri. Edhe gjesti i Putin që bëri sikur nuk dëgjonte kur pyetej mbi vrasjet e civilëve është i neveritshëm. Eshtë e neveritshme dhe e trishtueshme të shohësh gjithë këtë”, tha ai.