Ballina Aktualitet Policia, në alarm: Shoferët ecin me 2.5 herë më shumë shpejtësi se...

Policia, në alarm: Shoferët ecin me 2.5 herë më shumë shpejtësi se norma e lejuar…

41
0

Policia e Shtetit ka ngritur shqetësimin në lidhje me shpejtësinë tej normave të lejuara në aksin Levan-Tepelenë, ku kufiri i lejuar është 80 km/h, ndërsa drejtuesit e mjeteve ecin me 2.5 herë më shumë se norma e lejuar.

Këto të dhëna janë evidentuar pas monitorimit 24/7 të poliscanit. Policia Rrugore apelon drejtuesit e mjeteve të udhëtojnë me kujdes, të respektojnë kufijtë e shpejtësisë për të mbrojtur jetën e tyre dhe të tjerëve.

Njoftimi i Policisë:

“SHPEJTËSIA VRET!

181 km/h në aksin Levan – Tepelenë, ku kufiri i lejuar 80 km/h, është rrezik i lartë për jetën!

Mbi dyfish mbi normën e lejuar nuk është guxim, është lojë me jetën tënde dhe të tjerëve!

Poliscani vijon të skanojë 24/7 shumë drejtues automjetesh me shpejtësi nga dy deri në 2.5 herë mbi normën e lejuar

Policia Rrugore apelon:

Udhëto me kujdes

Respekto kufijtë e shpejtësisë

Mbro jetën tënde dhe të tjerëve”.