Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka postuar në Facebook një reagim të profesorit të mirënjohur Lush Susaj, i cili ka treguar arsyet se përse po digjet Shqipëria.
Në një intervistë për gazetarin Klevin Muka, Susaj theksoi se ‘studimet shumë vjeçare në Shqipëri tregojnë që Saranda Fieri Lushnja dhe një pjesë e Beratit kanë 2730 orë ndriçim diellore në vit’ dhe këto zona të djegura po synohen të kthehen në toka të abandonura dhe më pas të investohet për energji të pastër diellore nëpërmjet parqeve fotovoltaike.
‘Pa fjalë’, shkruan Berisha krahas kësaj deklarate të profesor Susaj.
Susaj: Studimet shumë vjeçare në Shqipëri tregojnë që Saranda Fieri Lushnja dhe një pjesë e Beratit kanë 2730 orë ndriçim diellore në vit. Këto zona po synohen herë duke i quajtur të kripura por s’janë të kripura, herë duke menduar se duke i djegur pastaj i quajnë tokë të abondonuara dhe mund t’i zhvillojnë për prodhimin e energjisë së pastër diellore nëpërmjet parqeve fotovoltaike. Më thotë një inxhinier pyjesh 63-vjeç kemi mbaruar shkollën bashkë në 1986 dhe më thotë. Mora 4 shokë dhe shkuam në Biz të Martaneshit, temperatura 41 gradë, e provuam hodhëm 6 bishta cigare dhe nuk mori zjarr me cigare o Lush, lërë çfarë thonë. E di i thash se unë jam malësor, jam rrit në mal, e kam malin në derë të shtëpisë, e kam shtëpinë në mes të pyllit por i thash kjo punë po ndodh.