Sekretarja e Sigurisë Kombëtare Kristi Noem e zhvendosi përkohësisht banesën e saj personale, pasi po përballet me një rritje të kërcënimeve kundër saj, tha një zëdhënës i departamentit për Fox Neës të premten.
“Pas publikimit nga media të vendndodhjes së apartamentit të Sekretares Noem në Uashington D.C., ajo është përballur me shantazh të egër në rrjetin e errët dhe një rritje të kërcënimeve me vdekje, duke përfshirë edhe nga organizatat terroriste, kartelet dhe bandat kriminale që DHS synon.
Për shkak të kërcënimeve dhe shqetësimeve për sigurinë, ajo është detyruar të qëndrojë përkohësisht në strehim të sigurt ushtarak”, tha ndihmës sekretarja Tricia McLaughlin, shkruan Fox.
Noem tha javën e kaluar se agjentët e Emigracionit dhe Doganave (ICE) të SHBA-së “po përballen tani me një rritje prej 1000% të sulmeve kundër tyre, pasi ata rrezikojnë jetën e tyre për të arrestuar më të këqijtë nga të huajt e paligjshëm kriminelë”.
“Ne nuk do lejojmë dhe nuk e kemi lejuar që kjo dhunë të na ndalë ose të na ngadalësojë. Çdo ditë, forcat tona të rendit vijojnë të zbatojnë ligjin dhe të arrestojnë kriminelët më të tmerrshëm, përfshirë pedofilët, terroristët, vrasësit, anëtarët e bandave dhe grabitqarët seksualë”, shtoi ajo në një postim në X.