Ballina Lifestyle Dyshohet se e motra e futi në kurth, këngëtari grek Giorgos Mazonakis...

Dyshohet se e motra e futi në kurth, këngëtari grek Giorgos Mazonakis reagon pas shtrimit në spitalin psikiatrik: Nuk kam asnjë problem mendor

39
0

Përmes avokatit të tij dhe në një deklaratë për televizionin STAR, Mazonakis sqaroi:

“Shtrimi im i përkohshëm në Dromokaiteio është bërë në mungesën time dhe pa u pyetur. Nuk vuaj nga asnjë sëmundje mendore që kërkon trajtim psikiatrik dhe që mund të më bëjë të rrezikshëm për veten apo për të tretët. Pas kësaj sprove fshihet një metodë e ulët dhe e dënueshme.”

Ai falënderoi gjithashtu të gjithë ata që e kanë mbështetur në këto ditë të vështira:

“Ju falënderoj nga zemra të gjithëve — fansa, bashkëpunëtorë, miq, sipërmarrësit e ‘Fever’ — për mbështetjen dhe dashurinë që po më tregoni në këtë moment të vështirë personal. Ndihem thellësisht mirënjohës dhe ju premtoj se do të jem sërish me ju shumë shpejt.”

Ky reagim erdhi në mesin e shumë spekulimeve në media, ndërsa këngëtari shfaqet i vendosur ta përballojë publikisht këtë që e cilëson si një padrejtësi.

Deklarata e familjes: “Na intereson vetëm jeta dhe siguria e Giorgos – çdo gjë tjetër nuk na prek”

Ndërkohë, një ditë më parë, edhe familja e Giorgos Mazonakis reagoi përmes avokatëve të saj, duke theksuar se prioritet i tyre absolut është shëndeti dhe siguria e këngëtarit. Sipas deklaratës së shpërndarë nga zyra ligjore “Vlassis & Associates”, familja bën të qartë se nuk është e interesuar për deklaratat apo komentet e palëve të treta, derisa të kalojë rreziku për jetën e tij.

Në njoftimin zyrtar thuhet:

“Për ne, familjen e Giorgos, vlerë kanë shëndeti, siguria dhe jeta e tij. Gjithçka tjetër nuk na intereson, nuk na prek, nuk i afrohemi dhe sigurisht nuk mund të jetë fushë për polemika. Kur të zhduket rreziku për jetën e tij, çdo palë e tretë mund të bëjë deklarata, të shprehë qëndrime dhe të mbështesë gjithçka që mendon se do ta bëjë atë më të afërt dhe më të dashur për publikun.”