Ballina Kronika E rëndë në Malësinë e Madhe, 81-vjeçari i jep fund jetës me...

E rëndë në Malësinë e Madhe, 81-vjeçari i jep fund jetës me armë gjahu, detajet e para

47
0

Një ngjarje tragjike është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Gruemirë të Malësisë së Madhe.

Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 03:25, në banesën e tij dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu shtetasi A. J., 81 vjeç.

Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.