Ballina Kulturë Filmat e 2025-ës! Kritikët rendisin produktet më të mira të kinematografike gjatë...

Filmat e 2025-ës! Kritikët rendisin produktet më të mira të kinematografike gjatë këtij viti

5
0

Nga Weapons tek Materialists, këto janë filmat më të mirë që renditen nga kritikët për pjesën e parë të vitit 2025-ës.

Një artikull i BBC ka listuar 16 filma të zhanerave të ndryshëm të cilat kanë pasur jo vetëm sukses por kanë pushtuar kinematë duke sjellë fitime të majme.

Weapons, një thriller misterioz që flet mbi zhdukjen e papritur të 17 fëmijëve në një qytet në SHBA korri sukses ndërkombëtar ndërsa u pëlqye nga grupmosha të ndryshme.

Performanca e Denzel Washington në Highest to Lowest duket se ishte pjesë e suksesi të këtij filmi, i cili gjatë publikimit tërhoqi vëmendjen e kritikëve.

Bring Her Back dhe Materialists, një prej tyre dramë familjare dhe tjetra romancë komedi morën pëlqimin jo vetëm të shikuesve por gjithashtu edhe analistëve të filmave të cilët i bënë pjesë të produkteve kinematografike më të suksesshme të vitit.

The Ballad of Wallis Island ndonëse nuk pati pritshmëri, gjatë premieres dominoi bindshëm në kinematë britanike. Filmi flet për dy shkrimtarë që ribashkohen pas disa vitesh.

Lurker dhe Companion, ndonëse nuk patën triumf në kinematë amerikane, ata gjetën sukses në kontinentet e tjera.

Sinner, cilësohet nga kritikët deri më tani si maja e piramidës sa i përket jo vetëm fitimeve por edhe kritikave. Teksa parashikohet si pretendent për Oscars, ky film horror ka marrë pëlqimet e të gjithëve në mbarë botën.

Art for Everybody dhe Warfare, një prej tyre dramë dhe tjetra aksion që morën vlerësime të larta. Bring them down, një film që flet për jetën e një babai dhe djalit të tij dhe misterit pas vjedhjeve të njëpasnjëshme në shtëpinë e tyre.

Misericordia dhe Holy Cow, dy drama me tematika tërësisht të kundërta, një për enigmat pas një serie vrasjesh dhe tjetra rreth vështirësive financiare të një çifti të moshës së tretë.

The Friend, me Naomi Watts si personazhin kryesor, e cila duhet të jetojë me faktin se miku i saj më i mirë humbi jetën për shkak të vetëvrasjes. Wallace and Gromit është i vetmi film i animuar, i cili është bërë pjesë e listës, duke lënë pas një sërë filmash të tjerë.

On Becoming e Guinea Fowl në vendin e 16-të, i cili mori çmime si Bafta dhe një sërë vlerësimesh nga kritikët.