Sipas Stefanoviç, Vuçiç u shfaq në mënyrë të ngjashme me Millosheviçin në fjalimin e tij të fundit publik, duke përmendur ndërhyrje të huaja të pabazuara dhe “forca të kaosit dhe paudhësisë” ndaj popullit serb. Ai akuzoi presidentin se haron që vetë ai dhe partia e tij SNS kanë sjellë “kaos të organizuar” gjatë 13 viteve të fundit, përmes manipulimit të zgjedhjeve, kontrollit të mediave, korrupsionit dhe përdorimit të bandave partiake.
Stefanoviç kujtoi rastet e mbi 200 qytetarëve të pafajshëm të arrestuar pa gjykim, dhunimin e aktivistëve të opozitës, djegien e makinave dhe pasurisë së anëtarëve të SSP-së, si dhe sulme ndaj qytetarëve dhe gazetarëve në qytete si Kruševac dhe Beograd.
Kujtojmë se gjatë fjalimit të tij për kombet, Vuçiç paralajmëroi se në disa ditët e ardhshme do të shfaqen vendime të papritura të shtetit lidhur me protestat qytetare, duke akuzuar studentët dhe qytetarët protestues për përpjekje për rrëzimin e shtetit dhe duke i krahasuar ata me fashistë dhe nazistë.