Ballina Dossier Kur Tirana e Enver Hoxhës i tha “PO” ngritjes së murit të...

Kur Tirana e Enver Hoxhës i tha “PO” ngritjes së murit të Berlinit

37
0

Nga Jorgji KOTE

PO-ja e Tiranës për Murin e Berlinit

…….Eshtë shumë interesante të shohim me këtë rast qëndrimin zyrtar shqiptar ndaj Murit, jo dhe aq shumë i njohur për publikun. Muri i Berlinit nuk ishte  lajm  i mirë, sidomos për ata që aspironin dhe ëndëronin më shumë hapësira lirie, hapje dhe bashkëpunim. Në fakt, Shqipëria e kishte ndërtuar kohë më parë Murin e saj të madh të mbylljes nga bota, që do të sofistikohej më tej e do të blindohej me qindra mijra bunkerë. Në Gusht 1961, marrëdhëniet e Ish-Partisë së Punës me Ish-Partinë e Komuniste tëBS-së dhe atë të RDGJ-së ishin ftohur mjaft, sidomos pas Kongresit të mirënjohur të 81 Partive Komuniste e Puntore në Moskë. Por, pavarësisht nga sa sipër, rregjimi i atëhershëm duhejtë prononcohej në favor të qëndrimit të kampit socialist, pasi gjithsesi SHBA-të dhe aleatët e saj ishin e do të mbeteshin armiqtë e saj më të mëdhenj. Veç kësaj, duke mbështetur ngritjen e Murit, rregjimi i atëhershëm dekurajonte ato forca disidente apo kundërshtare që mundoheshin të bindnin sa më shumë shqiptarëpër t’u larguar nga Shqipëria.

Kronikat e ZP-së

Ironikisht, pikërisht më 13 Gusht, Gazeta “ Zëri i Popullit” organikryesor i Komitetit Qëndror të PPSH-së jepte një njoftim të shkurtër, sipas të cilit deri në vitin 1954, nga Gjermania Perendimore ishin larguar për në pjesën lindore 700.000 shtetas të RFGJ-së, për shkaqe ekonomike, papunësie e të tjera dokra si këto! Çfarë gënjeshtra me bisht, kur në fakt, deri në vitin 1961 ngaIsh-RDGJ-ja ishin larguar për në perendim plot 4 Milion vetë! Duke vazhduar me shfletimin e numrave të ZP-së të datave 16 – 28 Gusht 1961,  në faqet mbi lajmet e jashtme, gjatë gjithë atyre ditëve, ka shumë kryeartikuj dhe njoftime me tituj bombastikë si “ Në interes të sigurisë dhe paqes në RDGJ”  “ Vendim i ligjshëm në dobi të paqes dhe sigurimit në Europë”, etj. Nëpërmjet tyre, rregjimi i atëhershëm i bënte jehonë vendimit të qeverisë gjermanolindore për ngritjen e Murit,” si një masë e domosdoshme për mbrojtjen dhe garantimin e sigurisë së kufijve, të së drejtës legjitime për mbrojtjen e territorit dhe sovranitetit të kërcënuar nga veprimet subversive e militariste të Bonit” etj.

Në disa shkrime dhe njoftime të tjera u bëhej jehonë deklaratave të disa Partive Komuniste dhe lëvizjeve radikale të majta në Francë, Britaninë e Madhe e gjetkë, që mbështetnin “ masat e RDGJ-së për mbrojtjen e kufirit të tyre shtetëror nga makina gjermanoperendimore e luftës! Ndërsa në numrin e datës 20 Gusht, përcillet e plotë Nota e Protestës e Qeverisë Sovjetike përQeverinë amerikane për veprimet e sipërpërmendura provokuese dhe luftënxitëse, që kishin detyruar Ish-BS-në dhe RDGJ-në tëmerrnin masat mbrojtëse.

Tabuja e Murit

Por, edhe lexuesi më i thjeshtë nuk e ka të vështirë të vërejë se nëtë gjitha këto shkrime, ashtu si dhe në propagandën zyrtare sovjetike, të RDGJ-së, etj, fjala “ Mur” nuk përmendet asnjëherë; në çdo rast, me një gjuhë të thatë e skematike bëhet gjithnjë fjalë për “ masa për mbrojtjen e sovranitetit dhe sigurisë”. Kësisoj, njerëzit që nuk kishin ndonjë ide të qartë për çka po ndodhte në atë kohë e sidomos në mungesë të mjeteve të informimit masiv dhe të izolimit të madh, mund edhe t’i jepnin të drejtë vendimit tër regjimit gjermano-lindor. Por, me siguri, po të thuhej se u ngrit një Mur në mes të Berlinit, 156 km i gjatë, me tela me gjemba e kështu me radhë, dhe se jo perëndimi por lindja po “ përmbytej me refugjatë nga perëndimi” atëhere dhe tingëllimi politik i këtyre njoftimeve do të ishte krejt i ndryshëm. Ndaj, mesa duket, në atë duzinë artikujsh e shkrimesh kushtuar kësaj ngjarje, asnjëherë nukpërmendet fjala “ Mur”./dita