Një 32-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi u kap duke qarkulluar me një pistoletë me vete.
Gjatë kontrollit fizik të 32-vjeçarit në rrugën ‘5 Maji’, iu gjet një pistoletë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
32-vjeçari K. P., është një person me precedent të mëparshëm penal, ku ka qenë i dënuar për prodhim dhe shitje të narkotikëve dhe vjedhje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.