Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë vijuar operacionin në kuadër të sezonit turistik për siguronë e pushuesve nga veriu në jug të vendit, duke bllokuar përgjatë javës që po mbyllet 35 mjete lundruese.
Mes mjeteve të bllokuara është edhe një “Lamborghini” me ngjyrë të kuqe, i kthyer në Jet Ski, i dyti ky pas atij të bllokuar më shumë se një javë më parë.
Gjithashtu u gjet një gomone në Ksamil e braktisur, që rezultoi e vjedhur në Lefkadha të Greqisë dhe autorët mbeten të paidentifikuar. Pjesa më e madhe e mjeteve kishin shkelur perimetrin e sigurisë dhe rrezikonin pushuesit. Gjatë operacioneve u shpëtuan edhe 19 pushues të huaj dhe shqiptarë.
“Si rezultat i monitorimeve dhe kontrolleve të kryera nga Komani në Ksamil, gjatë javës janë kontrolluar 525 mjete lundruese, nga të cilat 35 janë bllokuar për shkelje të ndryshme. Konkretisht 22 jet ski, 5 skafe, 6 gomone dhe 2 varka metalike me motor uji të instaluar”, njoftoi Policia e Shtetit ditën e sotme (17 gusht). …Nga Policia Kufitare e Sarandës, në bashkëpunim me homologët grekë, është lokalizuar dhe bllokuar jashtë zonës së perimetrit të sigurisë në plazhin e Pemës së Thatë Ksamil-Sarandë, një gomone e vjedhur në zonën e quajtur Lefkadha, Greqi. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve”, sqaroi policia.