Ballina Politika Protestat në Serbi, reagimi i Tritan Shehut: Për kë bien kambanat?!

Protestat në Serbi, reagimi i Tritan Shehut: Për kë bien kambanat?!

38
0

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka reaguar me një shkrim të fortë mbi situatën politike në Serbi dhe jehonën që ajo ka për gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ai thekson se protestat kundër regjimit të Vuçiçit janë një sinjal i qartë për fundin e sistemeve të korruptuara e pseudo-demokratike, duke paralajmëruar se këto “kambana” duhen dëgjuar edhe në Shqipëri.

“Serbi, ‘Për kë bien kambanat’?

Pa dyshim po bien për regjimin e Vuçiçit në krizë të thellë, por jo vetëm kaq.

Protestat e atyshme mund të jenë si një sinjal më i gjerë.

Në ballafaqim me regjimet pseudo-demokratike, të korruptuara, nën diktatin e krimit në Ballkanin Perëndimor, siç është dhe ai i Beogradit.

Sepse e tillë është dhe motoja e Heminguej, “askush nuk është një ishull më vete”.

Dhe këto “këmbana” duhet të bëjmë të dëgjohen edhe këtu midis nesh, që jetojmë nën një regjim anadollak, të mbytur nga korrupsioni, lidhjet me krimin, anti-perëndimor e anti-europeist.

Rrëzimi i këtyre regjimeve, hapja rrugë e demokracisë, e së drejtës, europianizmit, është tashmë një domosdoshmëri, që kërkon ballafaqimin e fortë me sulltanatet tona në Rajon.

Prandaj regjimet kërkojnë të bllokojnë tingujt e të tilla “këmbanave”, t’i censurojnë ato.

Siç duket e kanë lexuar John Donne, që u drejtohet: “Ato bien për ty”!

Kjo po ndodh edhe tek ne.

Por besoj se shurdhësisë tashmë po i vjen fundi.

Shqiptarët, populli më perëndimor, i aspiratës së thellë europiane, duhet jo thjesht të dëgjojnë ato “këmbana”…

Por duhet të bëjnë të tingëllojnë fort tonat, jo vetëm brenda kufijve tanë, por edhe jashtë tyre, në sinkron me ato që janë aspiratat e popujve tanë në këtë pjesë të Europës, që quhet Ballkani Perëndimor!