Ballina Kronika Shkaktonin zhurma shqetësuese, arrestohen tre persona në Shëngjin

Shkaktonin zhurma shqetësuese, arrestohen tre persona në Shëngjin

18
0

Në kuadër të masave për monitorimin e zhurmave të gjeneruara nga muzika, si dhe atyre të shkaktuara nga motomjetet, Policia në Lezhë ka ndërmarrë një aksion në zonën turistike të Shëngjinit ku janë arrestuar tre drejtues motomjetesh, Q. Sh., (30), L. Sh. (25) dhe F. G. (24).

Me këtë rast janë sekuestruar motomjetet e tyre, në cilësinë e provës materiale.

Po ashtu, në bazë të ankesave të qytetarëve dhe pushuesve për zhurmat shqetësuese të shkaktuara nga drejtimi i motomjeteve, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” Lezhë, në bashkëpunim me patrullat e përgjithshme të Shëngjinit dhe Policinë Rrugore, kanë konstatuar dhe ndëshkuar 25 drejtues motomjetesh.